“Nuk më ofroheshin më role”, Jennifer Lopez flet për divorcin nga Marc Anthony
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë qenë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it. Ata u lidhën në vitin 2004 dhe nga martesa, ata kanë dy fëmijë së bashku të cilët quhen Max dhe Emme.
Jennifer Lopez së fundmi ka dhënë disa detaje lidhur me divorcin e saj gjatë dokumentarit “Halftime”.
“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte,” –ka thënë këngëtarja.
Por divorci nuk ndikoi vetëm në anën personale por edhe profesionale të saj.
“Në moshën 42-vjeçare nuk më ofroheshin më role në filma dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, u shpreh Jennifer Lopez.