Global Woman Summit 2022/ Mirela Sula dhe Alketa Vejsiu brandi i suksesshëm që flet shqip
Global Woman Summit 2022 u shndërrua në kryefjalën e Britanisë së madhe kur për ditë me rradhë solli në Londër disa nga mendjet më të ndritura të botës.
Themeluesja dhe CEO e Global Woman bëri të gjithë botën të kthejë sytë nga një evenimet që përcolli vlera dhe fuqizim me misionin e saj. Ne nuk mund të ishim më krenar se kaq, që një shqiptare sjell një event kaq madhëstor për nga përmasat dhe kaq të veçantë për nga specifika që trasmetonte. Por brand-i shqiptar në këtë event identifikohej edhe me një tjetër emër.
Moderatorja dhe sipërmarrësja, Alketa Vejsiu, iu bashkua eventit, për të ndarë me të ftuarit eksperiencën e saj si shembulli tjetër se një grua në karrierë në Shqipëri mund t’ja dal. Dy gra shqiptare, dy simbole të suksesit ndërkombëtarë, bashkuan forcat, për t’i treguar botës, se shqiptarët janë një emër suksesi kudo ku shkelin nëpër botë. Krah njëra-tjetrës në skenë, Mirela Sula dhe Alketa ishin shembulli më i mirë shqiptar, që frymëzuan të ftuarit special të një event gala.