Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora gati për t’u martuar me Taika Uaititi

Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre, pasi çifti i kanë propozuar njëri-tjetrit. Cdo detaj tashmë mediat rozë e lidhin me ceremoninë. Burime për media prestigjioze britanike si DailyMail e The Sun, thonë se Rita Ora dhe partneri i saj Taika Uaititi po martohen por nuk kanë bërë publike asnjë datë.

Taika u pyet në emisionin “This Morning” lidhur me këto lajme, teksa ishte live me aktorin Chris Evans për të promovuar filmin e tyre të ri Lightyear. Teksa i uroi ditëlindjen Chris Evans, moderatori Philip Scofield e pyeti Taika Waititin nëse duhej ta uronte edhe atë, duke iu referuar lajmeve se së shpejti do të martohet me Ritën.

“Epo uruam Chris për ditëlindjen e tij, po Taika ka këmbanat e dasmës?”, i tha moderatori. Taika e ndërpreu dhe i tha: “Ditëlindjen e kam në gusht, mund të më urosh…”.

Teknikisht Taika as nuk ka pranuar por as nuk i ka mohuar zërat për dasmë.

Pritet që ceremonia të organizohet së shpejti dhe në mënyrë të papritur për publikun, pasi çifti ka menduar që dita më e rëndësishme e tyre të jetë krejtësisht private dhe një ceremoni jo shumë e madhe, ku të ftuar do të jenë vetëm familjarë dhe rrethi i afërt shoqëror.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com