“Të këndoja me Shakirën ishte ideja më e keqe në botë”J.Lo flet për performancën në “Super Bowl”
Jennifer Lopez ka ndarë për herë të parë një “sekret” me fansat e saj për sa i përket performancës së saj në Super Bowl të vitit 2020, ku performuan ajo së bashku me Shakirën.
JLO është shprehur se për të ka qënë një moment i vështirë që të dyja të mund të ndërthurnin këngët dhe performancat e tyre njëkohësisht për ta sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme në sytë e publikut. Asaj i është dukur e tepërt që të performonin dy këngëtare latine kur shumë mirë mund ta bënte vetëm njëra.
Gjithë këto momente Jennifer Lopez i shfaq tek dokumentari i saj “Halftime” në Netflix që shfaqet në Qershor.
Po ashtu këngëtarja është dukur e acaruar teksa po bisedonte me menaxherët për sa i përkiste performancës së Emme, vajzës së saj e cila do të qëndronte në skenë në një kafaz, si simbol i fëmijëve që po ndaheshin nga prindërit në kufijtë e SHBA-së, dhe për këtë gjë këngëtarja nuk bëri kompromis.