Britney Spears dhe Sam Asghari martohen sot në një ceremoni private
Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari do të kurorëzojnë sot dashurinë e tyre disa vjeçare. Ata vendosën të martoheshin sot në një ceremoni të vogël me shumë pak të ftuar, ku mes tyre do të jenë të pranishëm vetëm afërmit e çiftit.
Burime bëjnë me dije se këtë lajm ata e kanë mbajtur të fshehtë larg vëmendjes së mediave, kjo dasëm do të ketë vetëm 100 të ftuar gjithësej.
TMZ shkruan gjithashtu se vëllai i Britney, Bryan, pritet të jetë i pranishëm – por nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk do të jenë në ceremoninë e dasmës së këngëtares.
Kujtojmë që dyshja janë takuar për herë të parë në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të Britney “Slumber Party” dhe që atëherë ata janë parë gjatë gjithë kohës së bashku.
Kjo do të jetë hera e tretë që Britney shkon drejt altarit – ajo ka qenë e martuar më parë me Jason Alexander dhe Kevin Federline.
Kujtojmë se çifti para disa javësh u përballën me një situatë tepër të vështirë, ku njoftuan në profilet e tyre në Instagram lajmin e abortit të fëmijë së tyre të parë. Pas fejesës së tyre ata vendosësh që familja e tyre të rritej por siç duket lajmi i shtatëzanisë së këngëtares nuk pati një fund të lumtur.