Sorry, no posts matched your criteria.

Alesio Alia tha se humbi para nga koncerti i Nora Istrefit, reagon këngëtarja: Do të më njollosë karrierën

Nora Istrefi ka reaguar pas deklaratës së Alesio Alia, menaxher i njohur VIP-ash i cili angazhohet me koncertet e këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve, ai përmendi rastin e një koncerti te Nora Istrefit, ku tha se ka dalë me humbje.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë po humba lekë nga koncerti Norës.”- u shpreh ai gjate nje interviste.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e këngëtares, e cila ka hedhur poshtë fjalët e tij, duke i quajtur të pabaza. “Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel.

Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ia kenë marr inat.

Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”,  shkroi Nora në Instagram.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com