Shpërthim me tritol në dy bizneset e Noizyt dy ditë pas sherrit me Cllevion
Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës dhe shënjestër ka qenë reperi Rigel Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sasia e tritolit është vendosur në dyqanin e rrobave si dhe në lokalin ‘Shisha Lounge’, të dy biznese në pronësi të reperit Noizy, që ndodhen në lagjen nr 13 në Durrës. Vihet re se ka dëmtime të shumta materiale, si në katin e parë të ndërtesës ashtu edhe në katin e dytë, ku janë thyer xhamat, por nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga dëshmitë e fqinjëve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërruar edhe banesat e bizneset e tyre aty pranë, ndërsa ka shkaktuar edhe shumë panik për banorët.
Sipas policisë, dyqanin ne katin e parë e kishte me qira Bashkim Rajku, i cili është edhe babai i reperit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm dy ditë pasi reperi u përfshi me një sherr me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio, ku në videot e bëra virale në rrjetet sociale shihet teksa ky i fundit goditet me grushte nga Noizy. Nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen e sotme, por Kleviol Ahmeti bëri dje denoncim në polici, dhe për këtë blutë e Durrësit, po hetojnë në gjendje të lirë Noizyn dhe babait të tij Bashkim Rajkun.