Ndahen Bruno dhe Florjana e “Përputhen”
Një ndër çiftet më të përfolur nga emisioni “Përputhen” ishin Bruno dhe Florjana të cilët u deklaruan për njëri-tjetrin duke vendosur që njohjen e tyre ta vazhdonin jashtë këtij programi. Të shumtë ishin zërat që kontestuan dashurinë e tyre ama dyshja i hodhi poshtë dyshimet në cdo intervistë.
Siç duket kjo lidhje zgjati shumë pak pasi prej pak kohësh po qarkullonin zëra se marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte përfunduar.
Këto zëra i aprovoi dhe vetë Bruno i cili gjatë një live në Instagram i përgjigjet njërit prej ndjekësve pasi i tha “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.” Ky koment nuk kaloi pa u vënë re nga ai duke ju përgjigjur “Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia” ka thënë ai.