Sorry, no posts matched your criteria.

Johnny Depp fiton gjyqin ndaj Amber Heard

Merr fund beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Aktori i njohur ka fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilën e kishte paditur për shpifje. Juristët morën vendimin të mërkurën pas gjashtë javësh shqyrtimi të provave dhe afërsisht 13 orë diskutim.

Sipas jurisë, shkrimi i Heard, referuar marrëdhënies së saj me Depp, ishte i rremë dhe përcillte “një implikim shpifës” për njerëzit e tjerë përveç aktorit. Depp, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Piratet e Karaibeve”, është dëmshpërblyer me 15 milionë dollarë.

Heard do të marrë një kompensim prej vetëm 2 milionë dollarësh, si kompensim për pishje imazhi.

Menjëherë pas vendimit, Heard ka shpërthyer në lot, teksa Depp nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Aktorja lëshoi edhe një komunikatë për shtyp, ku ka shprehur zhgënjimin nga vendimi i jurisë.

Pavarësisht se Depp nuk ka qenë i pranishëm në sallë, mbështetësit e tij kanë brohoritur me të madhe kur vendimi i dha.

Më së shumti, ata dëgjoheshin teksa bërtisnin: Johnny, Johnny!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com