Sorry, no posts matched your criteria.

Lajmi për ribashkim me Robertin, Nora flet për herë të parë

Disa ditë më parë lajmi që Nora Istrefi u largua me pushime bashkë më vajzën e Robertin pushtoi mediat rozë.

Nga ky pushim i përbashkët me vajzën, u mor shkas që të dalin fjalë se ata po rikuperojnë raportin, por Nora i tha të gjitha dhe ribashkim nuk ka. Por për hir të vajzës së saj do të kalojë kohë më Robertin.

 “Nuk e di sa është e rrugës, të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin.

E kam thënë, do ta them, e do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje, kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet).

Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babain e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshuar asgjë, përveç një miqësie korrekte: nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të jetë informues”, shkroi Nora.

Kujtojmë që Nora gjithmonë është shprehur se me Robertin ka një raport të mirë për hir të vajzës së tyre, Rene.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com