Ledri dhe Dafina “bashkohen” sërish, Dj Geek ka një koment
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë ruajtur raportet e mira e miqësore me njëri-tjetrin, pavarësisht se vite më parë kanë qenë në një marrëdhënie që zgjati pak kohë. Madje ata të dy ndajnë edhe të njëjtat skena bashkë e kjo nuk përbën asnjë lloj problemi për ta.
Dy artistët janë ftuar që të performojnë në një lokal nate në Prishtinë dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Dafina. Ajo ka publikuar një foto të posterit, në të cilin shihet përkrah Ledrit. Ndërkohë ndjekësve ju ka rënë në sy dhe një koment i partnerit të Dafinës, Dj Geek.