“1 milionë dollarë për një natë?” Enca i jep përgjigjen epike fansit
Në bisedat virtuale të Enca Haxhias nuk mungojnë pyetjet pikante, të cilave këngëtarja vendos t’u përgjigjet publikisht.
Mbrëmjen e djeshme, artistja vendosi t’i kushtojë pak kohë edhe fansave të saj, që janë shumë kuriozë të dinë pothuajse gjithçka për jetën profesionale dhe private të saj.
“A je për me ba dashni?”, ishte njëra nga pyetjet e sikletshme, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”.
Ndërkohë, një tjetër i shkruante se si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur sa Enca nuk është martuar ende.
“Më duhet ujë i shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”, shkroi Haxhia.
25-vjeçarja nuk nguroi t’i përgjigjej edhe një tjetër pyetjeje shumë pikante. “1 milion dollarë për një natë?”, i shkruante ndjekësi, të cilit Enca i tha: “Euro”.
Mes mesazheve të shumta, artistja vuri re se kishte shumë pyetje për bullizmin. Duke mbështetur fansat e saj, artistja zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka dhe se kush është, prandaj nuk i bëhet vonë fare se çfarë thonë të tjerët për të.