Sorry, no posts matched your criteria.

“Kam dridhje trupi, dhimbje koke”/ Lori Hoxha pa tabu, flet për problemet e shëndetit mendor

Shpesh mendojmë se personazhet e famshëm që kanë thuajse gjithçka në jetën e tyre nuk kanë asnjë problem shëndetësor. Por pozita e lartë dhe paratë nuk të bëjnë imunë ndaj problemeve, ndaj në fund të ditës edhe ata janë si të gjithë ne.

Lori Hoxha ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Ditën e sotme blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

 “Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

Mirëpo shumë ndjekës të saj e kanë të pamundur ta besojnë se ajo ka probleme me ankthin dhe shëndetin mendor. Sipas tyre Lori ka gjithçka në jetë dhe nuk ka se si të ketë ankth apo sëmundje të ngjashme.

 “Duket e pamundur që të kesh ankth/ Si dreqin ke ankth, ti ke çdo gjë”, kanë qenë disa nga komentet e ndjekësve, që Lori ju është përgjigjur me një mesazh shumë domethënës.

 “Pse? Ngaqë kam ndjekës? Po, mendoja se birkins-at e mi (çantat) më jepnin imunitet ndaj shëndetit mendor, por jo”, është përgjigjur Lori, duke treguar se kur vjen puna tek çështjet e shëndetit nuk të ndihmon asgjë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com