Harrojini skenat ‘hot’, protagonistja e ‘Fifty Shades of Grey’ vjen me serialin romantik
Ylli i serialit “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson do të vijë së shpejti në një tjetër serial i cili do të transmetohet në Netflix.Ajo do të portretizojë rolin e Anne Elliot e cila do të vijë si një ndërthurje me romanin e Austen.
Filmi do të ketë si tematikë Anne dhe familjen e saj të cilët do të përballen me çështje financiare dhe ribashkimin me të fejuarin Frederick pas 7 vitesh ndarje.
Një ndër protagonistët e tjerë kryesor që do të bëhet pjesë e filmit është dhe aktori Cosmo Jarvis, i “Preaky Blinders” i cili do të jetë kapiteni Frederick.
Ky serial, pritet të startojë në Netflix në vitin 2022 dhe fansat janë shumë të entuziasmuar që do të shikojnë këto dy protagonistë të luajnë së bashku në një serial. “O zot i madh!!!!! Mezi pres të shoh Dakota dhe Cosmo së bashku si Anne & Frederick ” – shprehet njëri nga ata.