Sorry, no posts matched your criteria.

Chrissy Teigen vendos të flas pas akuzave për bullizëm: Kërkoj falje mes lotësh

Para pak javësh modelja Courtney Stodden tregoi se ishte bullizuar nga shumë njerëz, përfshirë edhe personazhe të famshëm, për faktin se u martua në moshën 16-vjeçare me një burrë 50-vjeçar. Në një intervistë për “Daily Beast”, ajo tregoi se dhe personazhe të famshëm kanë reaguar ashpër ndaj saj, mes të cilëve hodhi akuza edhe për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”.

Në fillim Chrissy e mohoi këtë gjë duke e cilësuar si një veprim të turpshëm dhe u zhduk nga rrjetet sociale.

Mirëpo më në fund ka vendosur të reagojë dhe të kërkojë falje.

“Përshëndetje të gjithë! Ka qenë një javë shumë poshtëruese për mua. E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën”, është shprehur në letër Chrissy.

Ndërsa pranoi ashpërsinë e postimeve të kaluara në Tëitter dhe mesazheve të saj të drejtpërdrejta, Chrissy gjithashtu vuri në dukje se megjithëse që nga ajo kohë ka kërkuar falje publike, ajo është ende në procesin e përpjekjes për të rregulluar gabimet me ata që i ka dëmtuar privatisht – përfshirë Courtney.

“Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë – dhe më shumë sesa vetëm disa – të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh. Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme. Ata njerëz nuk i meritonin ato. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo për poshtërsinë time të maskuar si një lloj humori. Më vjen shumë keq ”, shprehet modelja në letër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com