Sorry, no posts matched your criteria.

U bë baba për herë të dytë, Harry merr dhuratën e veçantë nga Mbretëresha

Harry dhe Meghan janë bërë prindër për herë të dytë me nje vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Ëindsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

E ndërsa të gjithë ishin kuriozë të dinin se cila ishte dhurata që Mbretëresha Elizabeth i bëri të voglës, së fundmi burime pranë saj kanë bërë me dije se ajo i ka dhuruar Princit Harry një degë ulliri shoqëruar me një ftesë për drekë kur ai të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar muajin tjetër për të zbuluar statujën e Princeshës Diana.

Nga ana tjetër është mësuar se Meghan dhe vogëlushja janë kthyer në shtëpi. Burimet kanë treguar për mediat se vëllai i madh, Archie, e ka pritur shumë mirë motrën dhe se deri më tani nuk ndjen asnjë lloj xhelozie për të.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com