E akuzoi për bullizëm, Kylie Jenner i përgjigjet publikisht modeles
Victoria Vanna postoi në video në TikTok ku akuzonte Kylie Jenner dhe shoqet e saj, Stassie dhe Jordyn, se ishin tallur me aftësitë e saj në kërcim gjatë xhirimeve të këngës së Tyga-s, “Ice Cream Man”, që u publikua në tetor 2015-s.
Në videon e saj Victoria shkroi, “të jesh modele nuk është gjithmonë aq e bukur sa duket, veçanërisht kur ke personazhe të njohur rrotull”.
“Koha kur unë isha pjesë e videoklipit të Tygas dhe Kylie Jenner ishte në xhirime duke më bullizuar mua së bashku me shoqet e saj”, shkroi modelja përkrah videos.
“Sapo unë hyra brenda ajo po më shihte nga koka tek këmbët dhe diçka po pëshpëriste e po bënte shaka me mënyrën si unë po kërceja. Të gjithë po bënin shaka me mua. E ndieja që e gjithë fytyra mu nxeh, sepse unë isha shumë e emocionuar që do takoja Kylie-n, ndërsa ajo më bullizoi për asnjë arsye”, tregoi Victoria.
Mirëpo Kylie nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e modeles.
“Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë”, është shprehur Kylie në lidhje me akuzat e modeles.
Kujtojmë se asokohe Kylie Jenner ka qenë vetëm 18 vjeçe dhe në një lidhje dashurie me Tyga-n.