Albani i tha “jo”, por Miriami nuk e dëgjoi, ja si duket ajo me look-un e ri
Miriami e nisi ditën me një dilemë dhe nuk ngurroi ta ndajë atë në rrjetet sociale. Këngëtarja postoi një foto të vetën, në diell, me fokus flokët dhe me këtë rast pyeti mikeshat virtuale nëse duhet t’i presë.
Ajo mori shumë komente e sugjerime, por një ‘jo’ mori vëmendje. Albani nuk paska qenë hiç dakord me idenë e bashkëshortes për t’i prerë dhe opinionin e tij e dha publikisht.
Por çfarë bëri Miriam? I preu, sigurisht. As shumë as pak, por i preu dhe foton e publikoi para pak minutash. Këngëtarja duket njësoj e bukur dhe e ëmbël edhe me flokër e prerë.