Sorry, no posts matched your criteria.

Shkëlqeu në skenën e “Eurovision”, fjalët e para të Anxhela Peristerit pas performancës: Do ta mbaj mend gjithë jetën time, jam e mërzitur sepse…

Anxhela Peristeri ka realizuar një performancë të magjishme këtë mbrëmje finale në “Eurovision 2021”. Kënga e saj “Karma” ka marrë ovacionet e tepërta të publikut të pranishëm, si dhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Pas performancës së mbrëmjes së sotme, Peristeri, ka thënë disa fjalë për “Eurovision”.

Ajo është shprehur mjaft e lumtur, por njëkohësisht, ndihet e mërzitur që nesër e gjithë kjo do të mbarojë, e ajo, nuk do të ketë mundësinë të përjetoj sërish emocionet që të dhuron ky festival.

“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com