Sorry, no posts matched your criteria.

Shqipja në një përballje me Tean, çfarë do të ndodhë me “Për’puthen”

Programi më i ndjekur në Shqipëri, “Për’puthen”, përfundoi ditën e djeshme duke mbylluar kështu çdo situatë të lënë pezull midis konkurrentëve brenda saj.

Mirëpo këtë javë do të ketë një rikthim në “Për’puthen”, ku do të jenë të ftuar të gjithë ish-konkurrentët e saj për të sqaruar situate, ndodhi, të pathëna dhe për të treguar si po vazhdon jeta e tyre tani.

Përballja e parë duket se do të jetë mes Shqipes dhe Teas, dy vajzat që kanë pasur diskutimet më të forta në “Për’puthen” dhe që janë parë gjithmonë si “armike të përbetuara” të njëra-tjetrës. Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga përballja e tyre, që duket se është sërish mjaft e ashpër. Vajzat diskutojnë me tone të larta për çështjen e seksualitetit të Gracianos, ish-konkurrentit që Shqipja i doli publikisht kundër.

“Kështu nis Për’puthen reunion të hënën. Përballje, pengje, pajtime… 6 ditë me Për’puthen reuinon”, shkruan Muhameti në postim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com