Lidhja e tyre u konfirmua! Fatjoni ka një mesazh për Andin dhe Melisën
Melisa dhe Andi prej kohësh janë në një romancë të bukur. Mund të themi me plot gojën që kanë qenë të lidhur që kur ishin në program.
Lajmin e lidhjes e konfirmoi Melisa me anë të një postimi në Instagram.
Kujtojmë që Fatjoni, ish-konkurrent i “Për’puthen”, na paralajmëroi për këtë lidhje. Ai hodhi akuza të forta ndaj Melisën para se të largohej nga program.
Por çfarë ka për të thënë Fationi tani që fjalët e tij u vërtetuan?
Dikush ka shkruar në Instagram se i vjen keq që Fationin nuk e besuam atë kohë, sepse një pjesë e publikut ju kthye kundra për akuzat që hodhi kundrejt Melisës. Kështu, Fationi është detyruar të flasë në lidhje me këtë çështje e t’i japë fund një herë e mirë.
“S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.