Sorry, no posts matched your criteria.

Harrojeni Nevinën single, publikon foto me partnerin e saj

Nevina Shtylla, moderatorja e njohur, që prej korrikut të vitit 2019 është përfolur për lidhjen e saj me juristin Arbër Myftari.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Moderatorja pranoi se ishte në një lidhje dashurie, pa preferuar të japë më shumë detaje,  duke u përpjekur që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut. Nevina nuk është shfaqur kurrë në rrjete sociale me partnerin për të mos marrë vëmendje për këtë pjesë, ndaj ka pasur dyshime se ajo mund t’i ketë dhënë fund lidhjes disavjeçare.

Mirëpo sot në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, Nevinës i është bërë pyetja “A vazhdon akoma single?”

“Po”, është përgjigjur ajo me ironi, teksa ka publikuar foton me partnerin, që i dallohet vetëm një pjesë e fytyrës. Nevina ka qenë ditën e djeshme në plazh së bashku me partnerin dhe fotoja duket se është shkrepur gjatë momentit të relaksit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com