Sorry, no posts matched your criteria.

E kritikuan për komunikimin në gjuhën angleze, reagon Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri, këngëtarja e famshme, do do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.

Ditën e sotme, Anxhela ishte e ftuar në emisionin “E diell”, ku rrëfeu detaje nga performanca në “Eurovision”. 

Këngëtarja foli gjithashtu për një intervistë që u komentua gjerë e gjatë, ku Anxhela po përpiqej të shpjegonte se si e kishte përjetuar mbylljen nga pandemia.

“Si ka mundësi që në 30 minuta intervistë, portalet të fokusohen vetëm tek një detaj që unë s’po e kujtoja për momentin dhe ndaj e bëra me atë shenjë. Ne nuk kemi shkuar në Eurovision për të treguar sa mirë dimë të flasim, por sa mirë dimë të këndojmë edhe pse në fakt flas 5 gjuhë të huaja”, sqaroi Anxhela.

Më pas ajo shpjegoi deklaratën e saj në një emision grek, ku tha se stërgjyshi i saj e ka pasur prejardhjen nga Greqia.

“Po e sqaroj. Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri. Prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por siç e kam thënë gjithnjë, kam një prejardhje nga stërgjyshi nga Greqia, por kjo nuk do të thotë që jam greke”, deklaroi ajo.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com