U publikua video e arrestimit të tij, reagon Princi
Mbrëmjen e djeshme, “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një video ku shihet se njëri prej konkurentëve të “Për’puthen”, pikërisht Princi, është vënë në pranga nga policia. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por aludime të shumta mendojnë se shkaku është Jasmina.
Kjo e fundit ka pasur mosmarrëveshje me Princin deri në kërcënime.
Aq më tepër që dje u largua përfundimisht nga “Për’puthen” së bashku me Andin.
Mirëpo, duket se kjo video është realizuar kohë më parë, pasi para pak orësh ka ardhur edhe reagimi i konkurrentit.
Princi ka publikuar një video teksa flet me Muratin, duke zbuluar se është në ambientet e Top Channel dhe se nuk është arrestuar mbrëmë.