Më në fund Melisa konfirmoi lidhjen me Andin
Melisa dhe Andi kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve të shumta se janë në një lidhje.
Madje ato janë kapur mat herë pas herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kurrë nuk e pranuan lidhjen.
Melisa, ish-konkurentja e “Per’puthen”, që pas daljes nga programi iu fut muzikes. Vetëm disa ditë më parë, ajo lançoi këngën e dytë me titullin “Leje”, ku i pranishëm në videklip ishte dhe Andi.
Në fund të klipit ato shkëmbyen një puthje të zjarrtë në buzë. Ky ishte hapi i parë që morën për të konfirmuar marrëdhënien e tyre.
Mirëpo nuk u ndalën me kaq! Pak çaste më parë, Melisa postoi një foto me Andin, ku kishte shkruar:
“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua. Oh, prit. Ndoshta është prej këngës sepse ti je bota për mua.”
Më në fund çifti u konfirmua dhe na bëhët shumë qejfi për dashurinë e tyre.