Sorry, no posts matched your criteria.

U tha se e ka të vështirë të pranojë ndarjen, Sindi “thumbon” Seldin në rrjete sociale

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Çela. Që nga ajo ditë ata filluan të shfaqeshin më shpesh në rrjete sociale dhe treguan se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Mirëpo diçka mes tyre ndodhi që e çoi dyshen në krizë dhe deri në ndarje. Lajmi u përhap shpejt dhe thuhej sikur Sindi e kishte të vështirë të pranonte ndarjen dhe se po shpresonte përsëri për një ribashkim midis tyre.

Madje, Sindi u shpreh se ishte faji i saj për zënkën që kishte ndodhur mes të dyve dhe që siç duket ishte bërë shkak për të prishur marrëdhënien.

Herë pas here, modelja realizoi edhe video, të cilat i publikoi në Instagram, ku tregonte se lajmet për ndarjen nuk ishin të vërtetë. Megjithatë, fotot e ish-çiftit nuk u rikthyen më kurrë në rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme, Sindi ka publikuar në Instastory një status që duket si një “thumb” për ish-partnerin e saj.

“Nëse çdokush mund ta ketë atë, nuk e dua”, shkruan Çela.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com