Elita Rudi i jep fund aludimeve në lidhje me peshën e saj dhe ndërhyrjeve estetike
Elita Rudi, moderatorja e njohur, është bërë nënë për herë të dytë dhe kësaj rradhe me një vajzë.
Çifti është shprehur se ndihen të plotësuar dhe gjithashtu kanë treguar emrin e vajzës që ia vendosën Bota.
Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.
Nga ana tjetër ka pasur nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.