Era Istrefi tregon si ndjehet pasi bëri vaksinën kundër Covid-19
Era Istrefi, këngëtarja tashmë me famë botërore, ka ndarë në rrjetin e saj të Instagramit një video ku shihet se po bën vaksinën kundër Covid-19, por nuk dha më asnjë detaj tjetër.
Mirëpo mesa duket fansat e kanë “bombarduar” me pyetje dhe ajo vendosi t’i përgjigjet me anë të një postimi në Instagram.
“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar era përkrah fotos së saj.