Sorry, no posts matched your criteria.

Përfitimet e konsumimit të çajit jeshil

Çaji jeshil është një nga çajrat që konsumohen më shumë në të gjithë botën për shkak se është i pasur me antioksidantë që përforcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë kancerin. Por ky nuk është përfitimi i vetëm nga konsumi i çajit jeshil. Më poshtë janë disa përfitime të tjera:

Vonon procesin e plakjes

Çaji jeshil ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe ngadalëson plakjen e qelizave (falë antiosidantëve), dhe gjithashtu ai parandalon formimin e rrudhave dhe i jep lëkurës tuaj një ngjyrë më të ndezur, duke ju bërë të dukeni në moshë më të re.

Përmirëson memorien

Sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Bazelit, enzimat që ndodhen në çajin jeshil përmirësojnë komunikimin e pjesëve të trurit me njëra tjetrën.
Kur pjesëmarrësit e eksperimentit konsumuan çaj jeshil, arritën pikë më të larta në testin e memories afatshkurtër.

A na ndihmon çaji jeshil që të biem nga pesha?

Studimet kanë treguar se çaji jeshil përmirëson tretjen duke ju ndihmon të bini nga pesha. Gjatë një eksperimenti pjesëmarrësit humbën 1.5kg duke konsumuar çaji jeshil për një periudhë 3 mujore, pa i bërë asnjë ndryshim tjetër dietës së tyre.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Një studim i kryer në spitalin Johns Hopkins zbuloi një përfitim tjetër nga konsumimi i çajit jeshil. Në eksperimentin e kryer morën pjesë 6000 pacientë dhe rezultoi se nëse konsumohej një filxhan çaj jeshil në ditë, rreziku i sëmundjeve kronike të zemrës ulej me 34%.

Ju jep një buzëqeshje më të shndritshme

Studimet kanë zbuluar se “cateshin” një antiosidant që gjendet në çajin jeshil mund të shkatërrojë bakteret në gojën dhe fytin tuaj, duke ju mbrojtur kështu nga kariesi dentar dhe probleme të tjera të dhëmbëve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com