Desiree Lindstrom bën gjestin prekës pas vdekjes së partnerit të saj, DMX
Desiree Lindstrom, partnerja e të ndjerit DMX, ka bërë një gjest vërtetë prekës dhe për t’u vlerësuar.
Ajo bëri një tatuazh në kujtim të partnerit të saj.
Këtë tatuazh e publikoi tatuatorja që realizoi punimin e Desiree, teksa shkroi:
“Ndjehem e nderuar që jam në gjendje ta bëj këtë memorial, por edhe e trishtuar. Drita jote ishte e pakonkurueshme. Lutem që ju të gjeni rrugën tuaj në këto kohë të errëta dhe mos harroni që dashuria që kishit për njëri-tjetrin do të jetojë përgjithmonë. Më vjen mirë që e dëshmova. Bota humbi një ikonë, por edhe një baba të madh. Duke u lutur për familjen tuaj.”
Kujtojmë që DMX, reperi i njohur, është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Lajmin e kanë berë të ditur vetë familjarët e tij.
DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”. 50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”.