Gënjeshtra njëra pas tjetrës! Meghan Markle sërish del bllof
Intervista e Meghan dhe Harry-t bëri bujë të madhe mediatike. humë nga ato që ka thënë Meghan, personazhë të njohur e kanë nxjerrë bllof. Njësoj ishte dhe me ditën e martesës.
Një tjetër detaj që i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti se Meghan tha se jetonte si e burgosur në Pallat.
Dukesha pretendoi se ata i kishin marrë pasaportën, çelësat e makinës e lejen e drejtimit. Mirëpo, biografi i Princeshë dianës, i cili ka qenë i pranishëm në Pallat, nuk mendon kështu.
Teksa fliste për “Royally Obsessed”, biogragi tregoi:
“Kur po shikoja intervistën, po thoja: Po, ndjenja e izolimit, ndjenja e dëshpërimit, pikërisht ajo që Diana më thoshte. Por pastaj përsëri, mirë, miqtë e mi thanë se e kishin parë Meghan-in duke ecur nga supermarketi ‘Ëhole Foods’ në Kensington High Street me qese ushqimesh duke u drejtuar për në Pallatin Kensington”, tha ai.
Nuk dukej shumë si burg. Miq të tjerë e kanë parë atë jashtë dhe me miqtë e saj në restorante, kështu që ajo, për mua, duket se ka bërë një jetë normale”.
Siç raportohet nga mediat e huaja, biografi i Princeshë Dianës, Andreë Morton ka bërë të ditur se Mbretëresha Elizabeth e ka mbështetur Meghan Markle-n duke i thënë se mund ta vazhdonte karrierën e saj në aktrim nëse do kishte dëshirë edhe pasi u bë pjesë e familjes mbretërore.
Andreë Morton gjithashtu theksoi se Meghan fluturoi në New York me një avion privat kur së bashku me Harryn organizuan një festë ‘babyshower’ para ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Ai shtoi se dukesha bëri shumë udhëtime jashtë shtetit ‘pa veshur pranga’.
“Ka disa mospërputhje, por gjithashtu ka ngjashmëri edhe me Dianën. Ishte një intervistë komplekse dhe na ka lënë me shumë pyetje”.