Geliani i tregon arsyen Sarës: Pse dole në takim me mua
Sot, në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Sarës dhe Gelianit, i cili nuk shkoi dhe aq mirë sa e prisnim.
Gelian: Bëra 2 orë trafik që të vij në takim me ty. Nuk të duket pak kjo ty?
Sara: Ta vlerësoj unë këtë?
Gelian: Sigurisht që ta vlerësosh.
Sara: Ua sa i egër.
Gelian: Do më japësh pak ngrohtësi?
Sara: Jo. Kam qef të më lodhin mua.
Gelian: Po kur të të lodh unë mund të mos ecësh më dot.
Sara: Pse largohesh? Pse nuk më lë të të prek?
Gelian: Nuk më pëlqen të më prekin njerëzit që nuk më pëlqejnë.
Sara: Pse dole me mua kur nuk të pëlqeja?
Gelian: Sepse nuk doja të të lija ty keq.
Ky takim mbaroi përfundoi shumë shpejt pasi Sara pa një shenjë në qafën e Gelianit, dhe për këtë arsye u largua nga takimi.
“S’do të dalë në takim, të mos dali. Po mos të më bëjë mua skena. Po të ishte e thithur, nuk do e nxirrja qafën kështu, e fshihja. Ka ardhur me qëllime të qarta, me mua nuk ecën. Me djemtë e tjerë të bëjë çfarë të dojë”, tha Geliani pasi Sara u largua.
Ajo që bëri habi ishte se në fillim të takimit, Geliani i tha:
“Rri në distancë se jam i lidhur”, dhe këtë e sqaroi në studio duke treguar se ishte thjesht batutë.