Selvija shpreh publikisht dëshirën për një bebush dhe ja çfarë thotë Shpati
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizz-it. Vetëm pak muaj më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë dhe madje janë martuar sipas rregullave të fesë islame.
“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, ka treguar Selvija.
Selvija publikisht i ka shprehur dëshirën për një bebush:
“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, ka shkruar Selvija përkrah një videoje.
Dhe si ishte përgjigja e Shpatit do thoni ju?
“U kry”, është përgjigjur ai.