Sorry, no posts matched your criteria.

Fationi ka një mesazh shumë të rëndësishëm për Muratin

Dy ditë më parë situate në studio agravoi tepër sepse pati një debat të ashpër midis Sindit, Arjan Konomit dhe disa prej djemëve aty.

Sindi u çua në këmbë duke “pushtuar” kështu studion dhe duke iu drejtuar djemëve me ironi. Dukej se kishte mbajtur shumë dhe erdhi momenti u “zbras” e gjitha.

Si fillim, ajo e nisi me Julin sepse disa ditë më parë ai kishte thënë se duhet të vrasim mizën, referuar kështu Sindit.

“Vrite pak mizën. Ne shqiptarët kemi një shprehje atë që thuaje mbaje. Merre pallaskën dhe gjuaje mizën. Ti mund të gënjesh shqiptarët me ato autostopet, por mua nuk më gënjen. Ne shqiptarët që të rritëm 200K brenda një ditë, të fusim edhe 200 pashë nën dhe”, i tha Sindi Julit.

Por Sindi nuk e la me kaq, vazhdoi me Mevlanin, Rinianin dhe e mbylli me Arjan Konomin, opinionistin e “Për’puthen”.

“Ke vazhduar të më ofendosh dhe të më thuash sorrë. Ato fjalë shko thuaja mamit dhe motrës në shtëpi. Ku e ke byrazerin tënd e shite për lekë”, u shpreh Sindi drejtuar Mevlanit. Po ashtu ky i fundit e ofendoi dhe tha se Sindi është rritur nga takimet e tij.

Më tej Sindi tha se edhe Arjani kishte thënë të enjten nën zë “hiqjani bateritë kësaj”. Arjani e pranoi këtë gjë dhe tha se ka qenë batutë. Gjithashtu ai u përplas me Sindin dhe e ofendoi duke u shprehur se ai që do e zgjedhë atë për partnere do të jetë fatkeq. Arjani i bëri thirrje edhe Muratit që të kërkojë në vajzë të mirë, sepse ai nuk meriton dikë si Sindi. Opinonisti u shpreh se Sindi ka çekuilibër nervor dhe se para të futej në emision duhej të kishte bërë një vizitë tek psikologu. Kjo normalisht sa e agravoi situatën akoma më shumë.

Në fund të gjithë këtij diskutimi të “zjarrtë”, Sindi u deklarua në program vetëm për Muratin, ndonëse ky i fundit është i paqartë.

Pse vallë Sindi u deklarua për Muratin pikërisht sa iku Loco?! Ku ishte Sindi më herët? Mos është kjo një lojë e krijuar për vëmendje?

Këtë gjë e ka shprehur dhe Fationi, ish-konkurrent  i “Për’puthen”, i cili publikuar së fundmi në InstaStory një foto të konkurrentes, fytyrën e së cilës e ka mbuluar me një ‘emoji’, krahas së cilës shkruan:

“E theva telefonin tashmë”.

Ndërkohë, pas pak minutash ai ka publikur të njëjtën foto, kësaj rradhe me një ‘emoji’ duke vjedhur vrerë krahas së cilës ka shkruar:

“Abiiii mos bjer në grackën e kësaj se more fund…”, duke ju drejtur kështu Muratit, djalit turk per të cilin Sindi tha se është në emision vetëm për të.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com