Sorry, no posts matched your criteria.

Jakub na emocionoi të gjithëve me rrëfimin e tij

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë me një djalë, emri i të cilit është Sky Blue.

Afërdita ka ndarë  në rrjete sociale fotografi të të birit të sapolindur pa e pasur kompleks fare.

Hokeisti çek i ka blerë Afërditës një tufë me lule dhe i ka lënë një pusullë mjaft emocionuese, që me siguri ia ka shkrirë menjëherë zemrën kur u kthye në shtëpi.

“Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do të jesh nëna më e mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të dua, Jakub”, ka shkruar ai në pusullë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Jakub ka përshkruar ndjesinë e veçantë të të bërit baba për herë të parë.

“Çfarë ndjesie e pabesueshme! As nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur gruaja ime po sillte në këtë botë Sky-in tim të dashur! FALEMINDERIT! Sky Blue Kindl
16 Mars 2021”- ka shkruar ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com