Sorry, no posts matched your criteria.

Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj

Hailey dhe Justin Bieber vendosën t’i jepnin fund beqarisë në vitin 2018-të.

Çifti i njohur u komentuan shumë se pse u martuan aq të rinj dhe se duhet ta shijonin më shumë lidhjen e tyre, të njiheshin më shumë përpara se të merrnin vendimin më të rëndsishëm të jetës së tyre.

Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura’”, është shprehur Hailey për këngëtarin në një intervistë për Elle.

Gjithashtu ajo ka thënë:

Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com