Më në fund, Elita Rudi u jep përgjigje të gjithë pyetjeve të publikut
Elita Rudi ka sjellë në jetë vajzën e saj, Bota, 2 javë më parë.
Të gjithë ishin kurioz të dinin më tepër në lidhje me 2 shtatzënitë e saj dhe kështu Elita, në një bashkë bisedim virtual me ndjekësit e saj iu përgjigj shumë pyetjeve.
Ajo ka zbuluar se të dy fëmijët, si djalin, Zërin, ashtu edhe Botën,i ka sjellë në jetë me anë të operacionit.
“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbetur komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses”, tregoi Elita.
Nisur nga kjo, shumë ndjekëse janë bërë kurioze të dinë se si ja bën Elita për të rënë në peshë.
“I kushtoj shumë rëndësi ushqimit, por jo kilogramëve! Është periudhë e veçantë që nuk dua ta stresoj veten me peshën. Më së shumti kam ngrënë fruta të grira vishnje dhe dredhëza u përgjigj ajo.
Gjithashtu ajo tregoi se i ka ushqyer me gji të dy vogëlushët e saj.