Si të bëjmë një gjumë të qetë?
Gjumi zë një pjesë të rëndësishme në jetën e gjithësecilit. Ai ndikon në shëndetin e njeriut dhe në produktivitetin e tij. Shpeshherë na ndodh që bëjmë gjumë të parehatshëm.
Ekspertët na japin disa këshilla si të bëjmë gjumë të qetë:
1. Vendos orar të rregullt gjumi;
Duke vendosur një orar të rregullt gjumi ju vendosni një orë të brëndshme biologjike fjetje-zgjimi e cila e bën më të qetë gjumin tuaj.
2. Lëreni punën dy orë para fjetjes
Duhet të ndaloni së punuari dy orë para se të flini. Ndikon shumë në psikologjinë tuaj.
3. Hani një darkë të lehtë
Mos hani gjëra të rënda ose pikante para gjumit pasi kjo e fundit mund t’ju trazojë stomakun.
4. Shmangni dritat e tepërta
Mbani larg edhe celularin ose laptopin, pasi dhe drita e tyre mund të ndikojë në prodhimin e melatoninës (hormon që ndikon tek gjumi) dhe si rrjedhojë tju shqetësojë gjumin.
5. Kujdes me duhanin dhe alkoolin
Shumë studime kanë treguar se nikotina ka efekte negative te ritmet e gjumit.
6. Evitoni përdorimin e alkolit para gjumit
Alkooli trazon sistemin e gjumit. Konsumimi qoftë dhe i një gote alkool në darkë ju bën që t’ju zërë gjumi shpejt por në mëngjes zgjoheni me dhimbje koke.
7. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë në dhomën e fjetjes
Ekspertët sugjerojnë që dhoma e fjetjes të ketë një temperaturë nga 12-20 gradë.
8. Bëni dush para se të flini
Një dush para gjumit na shplodh të gjitha qelizat e trupit.