Sorry, no posts matched your criteria.

Tirana po bëhët gati për tri ditë plotë muzikë, dhe art kreativ. Për herë të parë, kryeqyteti i Shqipërisë, bën bashkë nga data 11 deri 13 prill, në sheshin “Italia”, jo vetëm aristët dhe muzikantët nga Shqipëria, Kosova, por nga i gjithë Ballkanidhe më gjerë, në eventin Musex. Festivali Muse-X është një festë e muzikës dhe kulturës i cili jo vetëm synon të jetë një hapësirë konferencash dhendërlidhjesh, por dhe një festival, me muzikë të përzgjedhur nga zhanret e muzikës elektronike, Hip-Hop dhe Rock, rryma që do të mbajnë zgjuar kryeqytetin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave.  Në konferencën për mediat që u mbajt sot në Tiranë, ku të pranishëm ishin Zëvendësministrja e Ekonomisë, Inovacionitdhe Kulturës  Lira Pipa, Jonid Jorgji, Drejtor i Agjencisë së Industrive Kreative në Bashkinë Tiranë dhe Luel Muhametaj, themelues dhe organizator i Muse-X , u shpreh rëndësia e një eventi të tillë, që do të nxisë zhvillimin e industrisë së muzikës shqiptare.  Organizatori, dhe njëherësh zv/presidenti i Klik Ekspo Grup, Lule Muhametaj,  radhiti tre elementet kryesore dhe të rëndësishëmi të Muse-X që kanë të bëjnë me panairin, konferencat dhe festivalin.   “Muse-X është expo festivali i parë që po bëhet në Ballkan. Ka tri elemente kyç, i pari është ai i panairit, ku ne do të presim mbi 100 kompani të muzikës dhe të arteve kreative.  Elementi i dytë është ai i konferencave, me pjesmarrjen e shumë kompanive nga më shumë se 18 shtete të ndryshem, dhe elementi i tretë është ai i festivalit, natën e parë do ketëmuzikë elektronike, të dytën , Hip-Hop, dhe natën e tretëmuzikë Rock”, tha Muhametaj.   Muhametaj theksoi se, objektivi  kryesore është të krijojmë një unitet në industrinë e muzikës në Balllakn, në mënyrë që të lidhim më shumë bashkëpunim mes tregjeve të vogla të rajonit.  “Ne e kemi konceptuar që të jetë një aktivitet i përvitshëm, do të ketë shumë aktivitete, vec konferencës, për shembull, beteja muzike, dj, bandash repi, për të shtyrë më shumë kreativitetin dhe krijimtarinë.  Veç muzikës do të kemi kërcim dhe skulptura drite dhe shumë surpriza të tjera artistike”, u shpreh Muhametaj.   Muse-X, i cili organizohet nga Klik Ekspo Grup,  do të mbahet në Tiranë në shehsin “Italia” në datën 11, 12 dhe 13 prill.

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com