Sorry, no posts matched your criteria.

Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri të konsideruara femrat "alfa" bëhen bashk per të sjellë projektin bombë të verës.Ajo mblodhi miqtë e personat më të dashur buzë detit, për një super festë verore, ku pjesë e festës ishin edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti.  Ndërkohë, artistet kanë realizuar foto pranë njëra-tjetrës ku duken vërtet shumë bukur. Javë më parë, u njoftua përmes rubrikës javore “E vërtetë, e pavërtetë”, për një super bashkëpunim vajzash Arilena Ara dhe Dafina do të bashkojnë forcat. Kjo më në fund është konfirmuar edhe nga Arilena dhe Dafina, përmes postimeve në “Instagram”.  “Më shpejt nga ç’mendoni”, ka deklaruar Arilena. Ara ndërkohë ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.  Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!  “Sado që mundohem, nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në ‘POP ART’ kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo. 

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com