200.000 dollarë për të hequr tatuazhet nga trupi, komediani Pete Davidson tregon procesin
Komediani Pete Davidson, ish-i dashuri i Kim Kardashian vazhdon një proces të gjatë që ka nisur prej vitit 2020, atë të heqjes së tatuazheve në trupin e tij.
“Tashmë thuajse kam mbaruar dhe me krahët e mi. E kam nisur me duart dhe qafën në fillim. Radhën e zgjodha nga ato që duken më shumë.” – shprehet 31-vjeçari për “People” në një intervistë ekskluzive.
“Më kanë mbetur rreth 65% e tatuazheve, një pjesë e tyre janë zbehur shumë. Qëllimi im është që të mund të vesh një bluzë me mëngë të shkurtra pa u dukur asgjë, deri në fund të vitit.” – shton më tej aktori, që duket se është penduar për ç’ka bërë me trupin e tij, edhe pse duhet thënë se është një vendim i rrallë për dikë që ka thuajse gjithë trupin e mbuluar.
Sipas një burimi të “People”, duket se Davidson ka shpenzuar për heqjen e tatuazheve një shifër deri në 200.000 dollarë.
Ndër rreth 200 copëzave arti me bojë mbi trupin e tij, përveç tatuazheve të pakuptimta, Pete ka edhe të tilla të dedikuara për ish-të dashurat e tij.
Ai shprehet se vazhdon t’i pëlqejë tatuazhet, por kërkon të heqë pjesën më të madhe nga trupi, pasi ato i kujtojnë një periudhë kur ka qenë jo i lumtur dhe i pasigurt. Një pikë ndryshimi kjo që flet për një person që po i kushton rëndësi tashmë përmirësimit të shëndetit të tij mendor.
“Shumë njerëz kur janë të rinj bëjnë tatuazhe, por kur vjen në moshën time mendon dhe pyet veten: a më duhet vërtetë një tatuazh i Sponge Bob në trup?” – thotë komediani duke qeshur. Ai shprehet se procesi i heqjes së tatuazheve është i gjatë dhe jo i lehtë, çka me kohën që merr, do të bëjë që Pete Davidson të shfaqet totalish “i pastruar” kur të jetë afërsisht 40 vjeç.