Sorry, no posts matched your criteria.

14 vite pa Amy Winehouse: Prindërit e saj e vizitojnë në varreza

Katërmbëdhjetë vjet pas ndarjes së saj nga jeta ndikimi i Amy Winehouse ndihet shumë, veçanërisht nga prindërit e saj, Mitch dhe Janis.

Ish-çifti u shfaq emocional teksa u panë duke nderuar kujtimin e Amy-t pranë varrit të saj në varrezat Edgwarebury në veri të Londrës.Ata u shoqëruan nga miq, familjarë dhe fansa pranë varrit, ku lanë lule dhe mesazhe të drejtuara vajzës së tyre. Janis, 70 vjeçe, përdorte një ndihmë lëvizjeje, ndërsa Mitch, 74, mbështetej në një shkop, ndërsa të dy ngushëlloheshin nga të afërmit.

Mitch dhe Janis, të cilët kanë edhe një djalë tjetër, Alex, dhe u divorcuan në vitin 1993 kur Amy ishte nëntë vjeçe, kanë ruajtur një marrëdhënie të afërt pas humbjes të vajzës së tyre.

Amy ndërroi jetë më 23 korrik 2011. Pas dy hetimeve, u zbulua se shkaku i vdekjes ishte aksidental si pasojë e helmimit nga alkooli.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com