
Ylli i “Adolescence” si e pritën në shkollë pas serialit të famshëm në Netflix
Ylli i serialit “Adoleshenca”, Owen Cooper, ka zbuluar rikthimin e tij “të çmendur” në shkollë pas marrjes së rolit kryesor në serialin e njohur të Netflix-it.
Ylli 15-vjeçar, ishte vetëm 13 vjeç kur mori rolin e Jamie Miller, një djalë i akuzuar për vrasjen brutale të një shoqeje shkolle.
Portretizimi i tij i frikshëm është kaq i besueshëm, saqë ai ka siguruar një rol si Heathcliff i ri në adaptimin e Wuthering Heights nga Emerald Fennell, dhe gjithashtu do të shfaqet në serialin e ri të Amy Lou Ëood, yllit të White Lotus, Film Club.
Në një intervistë për The New York Times, Oëen pranoi se rikthimi i tij në normalitet ishte “pak i çmendur”. Aktori i ri zbuloi se kishte tërhequr shumë vëmendje nga fëmijët më të vegjël kur u kthye në shkollë të hënën. Owen siguroi se nuk ishte asgjë serioze – thjesht fëmijë që i afrohen, thërrasin emrin e tij dhe pastaj ikin.