Sorry, no posts matched your criteria.

Sulmoi Melindën për këngën e re, reagon sërish Gjira: U sqaruam privatisht

Melinda Ademi i është rikthyer muzikës duke lançuar këngën e saj më të re me titull “Qa din ti” dhe për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”.

Edhe pse kënga dhe performanca e Melindës nuk ka marrë asnjë kritikë deri më tani, nuk ka munguar një thumb shumë i hidhur nga reperja tjetër Gjira, që konsiderohet si rivale e Melindës. Kjo e fundit e ka prekur Melindën në pjesën e saj më të dobët, tek ndarja nga jeta e të ëmës. Gjira shprehet se nuk arrin të kuptojë se si mund të dalë e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Ndërkohë, Melinda ka treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga jeta të nënës së saj dhe për një kohë të gjatë mungoi si në rrjete sociale dhe në muzikë.

Së fundmi pas bujës së madhe që shkaktoi me këto postime, dy këngëtaret janë sqaruar privatisht me njëra-tjetrën. Këtë gjë e tregoi Gjira përmes një postimi, por këmbënguli se nuk ka ndryshuar mendim për ato që tha.

“Kuuuu çka shkaktoj ky status…paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzike. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do thotë qe ndrrova mendjen… Besoj qe gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nane qe jam vet, u habita shume nga ky gjest te shpejt… Sidoqoft… Ka raste ne jete Ku eshte okay Mos mu shit cool.. ne ket boten virtuale po dojna me çdo kusht mu dok “te palendum”… Preferoj realitetin. Muzika osht per OPINION… Shiqyr qe se kemi te gjith te njejten”, ka shkruar ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com