Sorry, no posts matched your criteria.

Stili i verës: Shallin e mëndafshit, vishe si të duash vetëm vishe…

Stilistja  Leandra Medine Cohen, ishte shumë përpara kohe. Qysh gushtin e kaluar, ajo shpalli me bindje se “një shall mëndafshi mund të jetë çelësi për një stilim të mirë veror.” Jo vetëm që ndan siluetat në mënyrë të zgjuar, fsheh belin që mund të mos mbyllet deri në fund me zinxhir  por edhe sjell një shpërthim ngjyrash të papritur në veshje përndryshe të thjeshta.

Nëse ke nevojë për pak ide mw interesante, mjafton të shikosh ikonën e stilit Alexa Chung, e cila së fundmi lidhi një shall mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera. E kombinuar me mokasina dhe një çantë Gucci, veshja mori menjëherë një pamje tjetwr dhe ajo që e bën këtë prirje veçanërisht të lehtë është se, shumë mundësi, nuk ke nevojë të blesh asgjë të re për ta provuar. Por, nëse nuk ke ende një shall mëndafshi, ose po kërkon ta zgjerosh koleksionin tënd, mund ta bwsh lehtwsisht sepse veshja jote do tw marrw njw tjetwr pamje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com