“Speed Taxi” – Shpejtësi, komoditet dhe një aplikacion që ju sjell makinën për 2 minuta!
Në një kohë kur gjithçka po zhvillohet me ritme të shpejta, e ku teknologjia po riformon mënyrën se si jetojmë, se si sillemi apo si reagojmë, ekziston një kompani në Shqipëri që ka transformuar mënyrën se si ne lëvizim. Ajo është “Speed Taxi”, kompania e inovacionit, e shpejtësisë dhe e komoditetit në një treg ku shërbimet e taksive janë shtuar shumë. “Speed Taxi” është lehtësia e përditshmërisë së qytetarëve dhe e turistëve në të gjithë vendin. E përzgjedhur nga vet klientët si zgjedhja e parë për shërbimin që ofron, “Speed Taxi” tashmë bëhet më lehtë e aksesueshme edhe falë aplikacionit për këdo që do të lëvizë. Në këtë intervistë, kompania ndan mënyrën se si ka evoluar koncepti i transportit, rolin e teknologjisë në shërbimin e tyre dhe avantazhet që e bëjnë “Speed Taxi” zgjedhjen e preferuar në shumë qytete të vendit.
– Si ka ndryshuar koncepti i shërbimit të taksive, meqë edhe jetojmë në një epokë që ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit?
Fillimisht, koncepti për marrjen e një taksie ka qenë tejet ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar sot. Duke nisur që nga ideja e gabuar që taksia ishte e shtrenjtë dhe merrej vetëm në raste specifike, sot njerëzit, fatmirësisht e kuptojnë se marrja e një taksie është një zgjedhje shumë më e shpejtë, e thjeshtë dhe e lirë. Kjo ka ndryshuar në një hark relativisht të shkurtër kohor dhe duhet t’i jemi falenderues zhvillimit teknologjik dhe makinave elektrike.
– Në këtë botë që ecën me ritme të shpejta, si jeni përpjekur që të ecni në të njëjtin hap dhe të përmbushni kërkesat e klientëve?
Klientët, qofshin shqiptarë apo të huaj, kalojnë shumë kohë në telefonat e tyre, ndaj u përpoqëm që t’i përshtatemi më mirë kërkesave të tyre dhe të krijonim aplikacionin Speed Taxi, në të cilin të mund të ndërveprojnë, pa shpenzuar kohë dhe pa vonesa.
– Si pozicionohet Speed Taxi në treg, duke marrë parasysh konkurrencën dhe prezencën e shumë kompanive të ngjashme?
Speed Taxi është një kompani që ka shumë kohë në treg dhe tanimë është konsoliduar. Ka klientët e vet, e përdorin shumë turistët që vijnë në Shqipëri dhe unë mendoj se kur shërbimi është i mirë, kompania vetëpozicionohet dhe klientët e cilësojnë si zgjedhjen e parë.
– Speed Taxi, përpos se mundëson një website ‘user friendly’, ka edhe një aplikacion shumë të thjeshtë për të gjithë. Sa përdorues ka aplikacioni i Speed-it dhe cilat janë disa nga benefitet e tij?
Speed Taxi përdoret nga 100 mijë persona dhe për këtë jemi shumë krenarë! Ne jemi përpjekur shumë që ta bëjmë një aplikacion të thjeshtë, i cili e zëvendëson 100% operatorin telefonik.
Benefitet kryesore të aplikacionit Speed Taxi janë:
Mund të rezervosh taksinë në kohë reale
Mund të llogarisësh çmimin nga adresa në destinacion
Kontakton direkt me shoferin, i cili të shkruan në aplikacion
E ndjek rrugëtimin e shoferit direkt nga harta
– Le të ndalemi pak te pjesa që nuk ke nevojë të kontaktosh me një operator telefonik që të rezervosh një taksi. Si janë orientuar klientët drejt zëvendësimit të telefonatave me një klikim nga aplikacioni?
Kjo është diçka që ka ende nevojë për përmirësim, por përgjithësisht klientët janë përshtatur shpejt me risinë. Tanimë, sidomos gjenerata Z, përdor aplikacionin Speed Taxi.
– Cili është dallimi i përdorimit të një flote me makina elektrike nga makinat e thjeshta?
Makinat elektrike janë shpëtim! Përpos faktit që ofrojnë një udhëtim komod, duke mos ndjerë as bezdinë më të vogël, janë më të lira, bëjnë rrugëtime më të gjata, si dhe janë miqësore me planetin, duke minimizuar impaktin negativ në ambient.
– Pse njerëzit duhet të zgjedhin Speed Taxi dhe çfarë ju diferencon nga të tjera kompani në treg?
Speed vjen për 2 minuta dhe për më tepër ka një numër shumë të madh makinash në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. Shoferët janë ekspertë, shumë të sjellshëm dhe udhëtimi është më i këndshëm me Speed! Çmimet janë të lira dhe eksperienca është gjithnjë pozitive.