Si është gjendja shëndetësore e Almeda Abazit pas infektimit me Covid-19
Almeda Abazi, aktorja e njohur shqiptare, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.
Mirëpo në këtë periudhë kaq të bukur për të kur duhet të shijojë çdo moment, aktorja infektohet me Covid-19 së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti me anë të një postimi në Instagram.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan.
Pas deklaratës së aktorit të gjithë u shqetësuan për shëndetin e familjarëve të tij, Almeda Abazin dhe të voglin e tyre, Efehan. Kështu, bukuroshja shqiptare ka treguar ditë më parë se ç’po ndodh me ta dhe si është gjendja e Tolgahan. Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.
Ndërkohë, Almeda ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore teksa shihet duke marrë ajër në natyrë.
“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”, ka shkruar ajo.