Sorry, no posts matched your criteria.

Si do të ishte jeta e saj pa Zenin? Përgjigjet Armina

Armina Mevlani nuk nguron aspak që të ndajë detaje nga jeta e saj private me ndjekësit e saj në Instagram, duke diskutuar shpesh për tema të ndryshme me anë të rubrikës “Ask me a question”. Një nga pyetjet që i ka ardhur së fundmi ka qenë: Si mendon se do të ishte jeta jote nëse nuk do e kishe njohur Zenin? dhe përgjigja e Arminës ka qenë tepër e sinqertë.

Armina Mevlani mendon se nëse nuk do të ishte njohur me Shkëlzen Berishën, sot mund të ishte në Londër ose Milano.

“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.

Planet e mia ishin Londra ose Milan sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës. Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”.-ka treguar Armina por ja që gjërat u desh të ndodhnin kështu.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com