Sorry, no posts matched your criteria.

Shqiptari i famshëm në industrinë e bizhuterive jep çmimin prestigjoz në “Global Woman Award”

Albert Kuzhnini i quajtur ndryshe edhe ” The golden man” është një ndër emrat më të njohur të biznesmanëve më të suksesshëm shqiptar.

Ai drejton një nga bizneset më të mëdha në fushën e bizhuterive, Markis Jewellery. Për të ndarë eksperiencën e tij me të tjerët, ai ka qenë pjesë e Samitit të Global Woman Club në Londër, organizimi më i madh i vitit i këtij klubi që ka bërë bashkë gratë dhe burratmë të suksesshëm të botës nga të gjitha fushat.

Alberti ka dhënë një nga çmimet më prestigjoze që u ndanë dje në mbrëmjen gala të organizuar në Londër. Ai i dorëzoi trofeun vlerësues Dr. OSHO, i cili është një ndër doktorët më të mirë tê trajtimeve kundër plakjes në Britani. Ai njihet edhe si një ndër doktorët që punon me personazhe publikë. Kujtojmë se Dr. Osho mbajti një fjalim mjaft interesant në Samit mbi arsyet përse duhet të mbështesim fuqizimin e grave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com