Sorry, no posts matched your criteria.

Sara ka ditëlindjen, ja urimet e ndjera që mori nga Ledri dhe familja e tij

Sot partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, feston ditëlindjen e saj. Sapo ka hyrë mesnata, në rrjete sociale kanë nisur urimet e shumta nga miqtë e familjarët, që e kanë uruar Sarën me fjalë të ëmbla.

Mirëpo, vëmendja na mbeti tek urimi i Ledrit për partneren e tij bukuroshe, e cila feston ditëlindjen e parë si nënë.

Reperi ka ndarë në InstaStory një foto nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit, teksa i shkruan Sarës krahas postimit:

“Ditëlindja jote e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen cul”- siç ai i thërret me përkëdheli.

Gjithashtu edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina, e uroi nusen e shtëpisë me fjalët më të bukura dhe një pozë super cute të Sarës me Poemën.

Krahas fotos së shkrepur kur Poema ishte ende e vogël, Xheraldina shkruan:

 “Pashule, drita e Poit! Paç jetë të gjatë, t’i qëndrosh afër në çdo gëzim dhe hidhërim vajzës tënde/ mbesës time. Urime ditëlindja!”

Më herët, Sara dhe Xheraldina kanë treguar se e thërrasin njëra-tjetrën me përkëdheli me emrin “Pashul” dhe kanë pranuar se kanë marrëdhënie të shkëlqyera së bashku.

Xheraldina tashmë e sheh Sarën si vajzën e saj dhe është tepër e lumtur që ajo është partnerja e Ledrit, për më tepër tani që e ka bërë edhe gjyshe!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com